Artan Murati, këshilltar i presidentes Vjosa Osmani, ka njoftuar se Qeveria e Kosovës në ditët e fundit të vitit që lamë pas, ka miratuar një koncept-dokument për Shtetësinë, prej të cilit do të dalë Ligji i ri për Shtetësinë.
Me anë të këtij ligji, shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci do t’u mundësohet pajisja me shtetësi të Republikës së Kosovës.
Kushti të cilin duhet ta plotësojnë shqiptarët e Kosovës Lindore është qëndrimi në Kosovë të paktën pesë vjet.
Murati premtoi se shqiptarët e Luginës nuk do të anashkalohen asnjëherë. /Gazeta Enigma/.