Të enjten do mblidhet Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, raporton Gazeta Enigma.
Në rend të ditës janë pikat e njëjta, duke përfshirë këtu dhe votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Ne seancën e radhës që do të mbahet të enjten, do jetë seancë e vazhduar nga ajo e mëparshmja. E dini që tash e dy seanca, sesioni vjeshtor nuk po mund të fillojë në Kuvendin e Kosovës, pasi nuk ka numrin e mjaftueshëm të deputetëve pjesëmarrës”, tha Tahiri.