Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës nuk po mbahet në sallën plenare, pasi aty janë duke u zhvilluar punime për rregullimin e sistemit të votimit elektronik, gjë që pritet të zgjasë deri në fund të gushtit, shkruan Gazeta Enigma.
Për këtë arsye, seanca po mbahet në sallën 506.
Në rend dite janë 32 pika.
Disa nga pikat për të cilat pritet të ketë më shumë diskutim, janë: votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor; Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës; Shqyrtimi i dytë Projektligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave. /Gazeta Enigma