Seanca e radhës e Kuvendit caktohet për të mërkurën

Seanca e radhës e Kuvendit caktohet për të mërkurën

Seanca e radhës së Kuvendit të Kosovës është caktuar për të mërkurën në orën 10:00, çka do të jetë një tentativë e re për konstituim të Kuvendit, ku në rend kanë mbetur emërimi i kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë sot, pasi fituesja e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi marrëveshje politike.

Deputeti i LVV-së, Glauk Konjufca, tha se partia nuk mundi ta propozojë përsëri Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, pasi partitë e tjera parlamentare nuk pranojnë ta votojnë atë.

Për këtë, ai kërkoi marrëveshje me partitë e tjera politike për çështjen e kryetarit të Kuvendit.

Related Articles