Seanca e radhës ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit mbahet më 1 dhe 2 shtator

Seanca e radhës ndaj Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit mbahet më 1 dhe 2 shtator

Më 1 dhe 2 shtator është caktuar seanca e radhës në Gjykatën Speciale ndaj dy krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Kështu bëhet e ditur përmes një njoftimin për media të kësaj gjykate.

“Trupi gjykues në çështjen Gucati dhe Haradinaj vendosi të caktojë Konferencën përgatitore për gjykimin, më 1 dhe 2 shtator 2021 në orën 10:00, në prani të ZPS-së dhe të Mbrojtjes. Trupi gjykues gjithashtu vendosi të caktojë përkohësisht datat e konferencës përgatitore për Prokurorin e Specializuar, më 8 dhe 9 shtator 2021”, thuhet në njoftim.

Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.

Related Articles