U raportua në media se Dardan Sejdiu do të jetë kandidat i mundshëm për nënkryeta në Komunën e Prishtinës, por, një gjë e tillë është mohuar nga vet ai.
Këtë e ka konfirmuar përmes një shkrimi në Facebook, i cili tha edhe pse propozimi për nënkryetar do ta nderonte pasi është i lidhur me kryeqytetin, por që nuk do të ndodhë.
“Tash e sa ditë emri im është përfol për Nënkryetar të Prishtinës. Si propozim i mundshëm do të më nderonte duke e marrë parasysh dashninë që e kam për qytetin dhe punën që e kam bërë në të kaluarën në komunë. Por, unë nuk do të jem nënkryetar i Prishtinës”, shkroi ai.
Ai thotë se rikthimi në politikë nëse ndodh, do të jetë i fokusuar tek angazhimi e puna ekipore me projekt të qartë politik.
“Ky angazhim ne thelb do ta ketë zhvillimin shoqëror e ekonomik me theks agjendën digjitale e te gjelbër. Angazhim qe synon të ndërtojë mirëqenie, mbrojtje, e trajtim te drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët”, tha tutje.
“Deri atëherë, unë do të vazhdoj të jem i angazhuar në projekte profesionale. Ndërsa ju të gjithë kujdesuni për veten dhe të afërmit tuaj. Sa më pak telashe dhe sa më shumë dashni mes nesh. /Gazeta Enigma/.