Sekuestrohen dy armë zjarri, arrestohen tre persona

Sekuestrohen dy armë zjarri, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka sekuestruar dy armë zjarri në dy vende të ndyrshme me që rast janë arrestuar tre persona, raporton Gazeta Engima.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë dhe të stacionit të Lipjanit, në dy raste të ndara janë arrestuar tre persona të dyshuar, njofton Policia.

Nga zyrtarët e stacionit të veriut është arrestuar personi i dyshuar: B.D, mashkull, 34 vjeç, për armëmbajtje pa leje, të cilit gjatë një kontrolli rutinor i janë gjetë dhe sekuestruar : një armë zjarri, një karikatorë dhe 2 fishekë.

Ndërsa nga zyrtarët e stacionit policor të Lipjanit, janë arrestuar dhe dërguar në qendër të mbajtjes, personat e dyshuar: V.R, mashkull 39 vjeç, M.R, mashkull 61 vjeç, për veprën Kanosje, që është raportuar dje rreth orës 16:00, njofton Policia.

Përveç kanosjes ndaj personit M.R, mashkull 61 vjeç, është inicuar rast edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, pasi të njëjtit i është gjetë dhe sekuestruar:  një pushkë gjuetie me leje të skaduar dhe 4 fishekë, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles