Sekuestrohen gjashtë kamionë me dru pa dokumente në Ferizaj

Sekuestrohen gjashtë kamionë me dru pa dokumente në Ferizaj

Njësitë policore në Ferizaj këtë të diel kanë zhvilluar disa aksione kontrolli ndaj automjeteve që transportojnë lëndë drusore në këtë komunë, raporton Gazeta “Enigma”.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Kosovës, gjatë kontrolleve janë ndaluar gjashtë kamionë, të cilët transportonin dru pa dokumentacion të nevojshëm ligjor.

Pas verifikimit, automjetet dhe ngarkesat e tyre janë sekuestruar, ndërsa janë njoftuar zyrtarët kompetentë të pylltarisë për procedurat e mëtejme ligjore.

Policia ka theksuar se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim parandalimin e prerjes dhe tregtimit të paligjshëm të lëndës drusore.

Related Articles