Sekuestrohen sasi e mëdha droge, armë të ftohta dhe para, arrestohet një person në Gjakovë

Sekuestrohen sasi e mëdha droge, armë të ftohta dhe para, arrestohet një person në Gjakovë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi gjatë një kontrolli në pikë ndalimi, tek i dyshuari – drejtues i një motoçiklete – është gjetur një sasi prej 12.82 gramësh substancë që dyshohet të jetë marihuanë.

Pas këtij zbulimi, me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku janë sekuestruar 258.46 gramë substancë e dyshuar marihuanë, 6.82 gramë substancë e dyshuar kokainë, katër peshore digjitale, një thikë, një palë gërshërë dhe një lugë e vogël, që dyshohet se janë përdorur për përgatitjen dhe ndarjen e substancave narkotike.

Related Articles