Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka replikuar ashpër me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka folur për Ligjin për Provimin e Jurisprudencës.
Ai i tha ministres Haxhiu se në pushtet, nuk flitet kështu, por nëse ka fakte, ato çohen në Prokurori.
Ai madje e ka cituar akademikun Mark Krasnsiqi dhe librin e tij “Mos fol gojë, pa nevojë”.
“Kryetar, i ndjeri akademik, Mark Krasniqi e ka pasë një libër me titull ‘Mos fol gojë, pa nevojë’, dhe kam përshtypje se më së shumti i shkon kësaj ministre, s’po e përmendi. Thotë unë kam informata që Komisioni paraprak me listë kush me shkuar aty”.
“Pa Aleksandër Lumezin dhe Fejzullah Hasanin s’ka mujtë asnjë listë me kaluar, nëse ke lista qoi more në Prokurori, Lumezi është hala kryeprokuror. Ministre, sa keni qenë deputete, në opozitë, najherë edhe shpifjet edhe fjalët e tepërta munden me u kuptuar, jo me u mirëkuptuar, po tash në pushtet, mos folni morë kësaj fjalë. Kush më garanton sot mu që ti s’e ke bo një listë edhe ia ke cu Komisionit? Unë muj me dyshuar, po s’folet kështu”, tha Selmanaj./Gazeta Enigma/