Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në senatin amerikan, Bob Menendez është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në Washington, shkruan Gazeta Enigma.
Mendez e ka falënderuar presidenten Vjosa Osmani për strehimin e afganëve dhe ka thënë se partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë.
“Kënaqësi ta pres presidenten Vjosa Osmani për një bisedë të rëndësishme për të luftuar ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor. I lumtur që pata mundësinë ta falënderoj atë për pritjen me zemër të hapur të Kosovës për afganët dhe refugjatët ukrainas. Partneriteti ShBA-Kosovë është më i fortë se kurrë”, ka thënë ai.
Kujtojmë që presidentja Vjosa Osmani pas pjesëmarrjes në ceremoninë mortore të ish-sekretares Madeleine Albright ka takuar senatorë e kongresistë të shumtë amerikanë gjatë vizitës në Washington DC.
Pleased to host @VjosaOsmaniPRKS for an important conversation on countering Russian influence in the Western Balkans. Glad to have the opportunity to thank her for Kosovo’s open-hearted approach to hosting Afghan & Ukrainian refugees. The US-Kosovo partnership is strong as ever. pic.twitter.com/Zu3eYC1lc3— Senate Foreign Relations Committee (@SFRCdems) April 29, 2022