Serbët e bllokojnë objektin e Komunës së Zveçanit, ndërhyn Policia

Serbët e bllokojnë objektin e Komunës së Zveçanit, ndërhyn Policia

Pak pas orës 12, fillimisht në Zveçan e më pas në Mitrovicë është lëshuar alarmi.

Siç raporton mediumi lokal në gjuhën serbe “Radio Mitrovica Server”, përfaqësuesit e rinj të zgjedhur të komunës së Zveçanit kanë hyrë në objektin e komunës dhe menjëherë pas kësaj, punëtorët që ndodheshin në ndërtesë në atë moment kanë dalë jashtë dhe kanë nisur të protestojnë.

Ndërkaq, Gazeta Express mëson se policia ka intervenuar në këtë komunë për t’ia mundësuar hyrjen përfaqësuesve të rinj të komunës.

“Radio Mitrovica Server” thotë se fëmijët nga shkollat ​​dhe kopshtet janë dërguar në shtëpi dhe bankat dhe institucionet janë mbyllur në qytet. Objektet e shitjes me pakicë të ushqimit janë të hapura.

Siç dihet, para ndërtesës së komunës në Zveçan aktualisht janë mbledhur disa qindra qytetarë.

Në Zubin Potok dhe Leposaviq rreth dy orë më parë një grup i vogël qytetarësh janë mbledhur në qendër, përkatësisht para ndërtesës së komunës.

Related Articles