Serbia blen raketa nga Rusia, reagon presidenca: Po rrezikohet paqja në Ballkan

Serbia blen raketa nga Rusia, reagon presidenca: Po rrezikohet paqja në Ballkan

Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi që Serbia ka vazhduar me armatosjen e saj nga Rusia, kësaj radhe duke blerë edhe raketa nga Moska.

Kryekëshilltari i presidentes Osmani, Blerim Vela, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ky akt i Serbisë po e rrezikon edhe më tej paqen në Ballkan.

Sipas tij, Rusia po e përdor Serbinë për të rivendosur ndikimin e saj kundër SHBA-ve dhe se ky akt siç thotë ai duhet të sanksionohet.

Postimi i plotë i Velës:

Blerja e vazhdueshme e armëve ruse nga Vuçiq rrezikon më tej paqen në rajonin tonë. Ashtu si Bjellorusia, Serbia është mjeti i Rusisë për të rivendosur sferat e influencës kundër SHBA-së, BE-së dhe NATO-s që ngjajnë me periudhën e Luftës së Ftohtë. Si e tillë, blerjet ushtarake të Serbisë duhet të sanksionohen./Gazeta Enigma/

Related Articles