Serbia ka marrë ftesë për të marrë pjesë në Samitin e Demokracisë të organizuar nga presidenti amerikan Joseph Biden.
Samiti për demokracinë do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor dhe do të bashkojë më shumë se 100 vende, me synimin për të ndalur rënien demokratike dhe gërryerjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në mbarë botën.
Por Kosova ende nuk e ka marrë një ftesë të tillë, edhe pse kësaj liste më herët i mungonte edhe Serbia dhe Bosnje Hercegovina. /Gazeta “Enigma”/