Serbia vazhdon me provokime, tre krerët e shtetit gjenden jashtë Kosovës

Serbia vazhdon me provokime, tre krerët e shtetit gjenden jashtë Kosovës

Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar.

Ndërsa të tre krerët e shtetit gjenden aktualisht jashtë vendit.

Presidentja, Vjosa Osmani gjendet në Amerikë, kryeministri Albin Kurti, në Shkup dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca po ashtu nuk është në Kosovë, merr vesh FrontOnline nga burimet e saj, përcjell Gazeta Enigma.

Osmani, ka disa ditë që ka shkuar në Amerikë, ndërsa kryeparlamentari, Konjufca dje ka qenë për vizitë në Hungari, ndërsa kryeministri Kurti sot ka qenë në Shkup, ku nga atje i ka bërë thirrje BE-së, që të reagojë për provokimet e Serbisë.

Related Articles