Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli u kanë bërë apel qytetarëve që ta kursejnë energjinë elektrike.
Teksa iu adresuan popullit me anë të një videoje, qeveritarët thanë se dy muajt që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike.
“Të dashur qytetarë, Dy muajt që kemi para nesh janë kritikë në përballje me krizën energjetike. Andaj, për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj dhe të Republikës së Kosovës, ju bëjmë thirrje dhe inkurajojmë që të vazhdoni edhe më tej, edhe më shumë kursimin e energjisë!”, thuhet në postimin e Qeverisë së Kosovës në Facebook.