Janë dëgjuar sërish gjuajtje me armë në lagjen Aktash të Prishtinës.
Siç raporton Sinjali, një person e ka shkrepur armën pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.
Ende nuk dihen detaje të tjera. Gazeta Enigma është duke provuar të marrë informacione nga Policia e Kosovës.
Gjuajtje me armë pati edhe para dy ditësh në po të njëjtën lagje, nga ku një person mbeti i vdekur e dy të plagosur.
Po ashtu është publikuar një fotografi nga vendi i ngjarjes.