Sermaxhaj paralajmëron një Gjilan të fortë e konkurrues në sezonin pranveror

Sermaxhaj paralajmëron një Gjilan të fortë e konkurrues në sezonin pranveror

Futbolli kosovar mori lajme të mira gjatë kësaj jave, pasi skuadra e SC Gjilanit i ka nisur stërvitjet dhe do të jetë gati për sezonin pranveror që të jetë konkurruese me skuadrat e kreut të tabelës, krejt kjo pasi kryetari i këtij klubi, Florim Zuka i ka shlyer borxhet ndaj lojtarëve dhe stafit të trajnerëve.

SC Gjilani, të mërkurën i nisi stërvitjet nën udhëheqjen e trajnerit Zekirija Ramadani i cili u rikthye në skuadër pasi kishte dhënë dorëheqje.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani synim e ka Kupën e Kosovës dhe një vend për garat Evropiane, pasi gara për titull duket pak e vështirë në krye me Ballkanin dhe Dritën.

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj në një bisedë për Gazetën Enigma, ka thënë se rikthimin i SC Gjilanit është lajmi më i mirë dhe do t’i vazhdojnë synimet atyre aty ku i kanë lënë në sezonin vjeshtor.

Patjetër që është një gjë e mirë së pari për klubin dhe lojtarët që më në fund u bë një zgidhje për vazhdim tutje. Natyrisht se nuk ka qenë aspak e lehtë për t’a kjo që deri tani ka ndodhur, pot ja që mbase tani janë rregulluar gjërat disi dhe Gjilani do të vazhdoj aty ku e kishte lënë e përbashkët për synimet e saj”, vlerëson Sermaxhaj.

Sermaxhaj thotë se pas tejkalimit të problemit të çështjeve të pagave do ta shohim një Gjilan më të fortë në sezonin pranveror.

Gjilani mund të jetë sërish ekip i fortë edhe në pranverë. Tani meqë janë rregulluar çështjet e pagave ose më mirë thënë janë dakorduar për to, puna dhe synimet duhet të jenë të njëjtat dhe me shumë përkushtim të vazhdohet aty ku është lënë. Gjilani mund të bëjë shumë në vazhdim sepse qëndron mirë në renditje dhe poashtu garon në Kupën e Kosovë dhe të dyja këto garantojnë dalje në Evropë”, thotë trajneri dhe analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj për Gazetën Enigma.

Genc Sermaxhaj thotë se lojtarët dhe trajneri i Gjilanit duhet të provojnë që të bëjnë më të mirën në sezonin pranveror pas rikthimit të tyre në klub.

Varet nga serioziteti, puna dhe karakteri i lojtarëve. Tashmë meqë kanë pranuar të vazhdojnë kështu, ata duhet t’i çasen punës me më të mirën e tyre dhe të marrin më të mirën që munden në këtë sezon të mbetur”, potencon ai.

Pas 18 xhirove SC Gjilani pozicionohet në vendin e katërt me 27 pikë, 11 pikë më pak se Drita dhe Ballkani që e ndajnë vendin e parë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles