Serweri kërkon dokumente për atë që Janjiq tha për Grenellin

Serweri kërkon dokumente për atë që Janjiq tha për Grenellin

Eksperti i çështjeve politike, Daniel Serwer, profesor në Universitetin John Hopkins, ka kërkuar dokumente që mbështesin pretendimet e analistit serb, Dushan Janjiq se ish-emisari i SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell paguhet për të lobuar për Serbinë.

Serwer ka kërkuar prova për këto pretendime, duke thënë se do t’ia dërëzonte Departamentit të Drejtësisë në SHBA.

“Më dërgoni prova dokumentuese që kjo është e vërtetë dhe unë do t’ia dorëzoj personalisht Departamentit të Drejtësisë”, shkroi Janjiq në Twitter. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles