Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se lufta për qytetin Severodonetsk mund të vendosë rezultatin e luftës në lindje të shtetit të tij.
“Në shumë aspekte, fati i Donbasit po vendoset atje”, tha ai teksa luftimet u ndezën në brezin industrial me forcat ruse dhe separatiste.
Ai shtoi se trupat e tij po u shkaktonin humbje të mëdha forcave armike.
Por sipas zyrtarit të lartë ukrainas të rajonit, forcat ukrainase janë shtyrë prapa në periferi.
Serhiy Haidai, guvernator i rajonit të Luhanskut (i cili përbën Donbasin së bashku me rajonin fqinj të Donetskut), tha se forcat speciale ishin tërhequr pasi Rusia “filloi ta rrafshonte zonën me bombardime dhe sulme ajrore”.
“Forcat tona tani përsëri kontrollojnë vetëm periferi të qytetit”, tha ai për mediat lokale. “Por luftimet po vazhdojnë, trupat tona po mbrojnë Severodonetsk. Është e pamundur të thuhet se rusët e kontrollojnë plotësisht qytetin”, shtoi ai.
Rreth 15 mijë civilë mbetën në Severodonetsk dhe në qytetin e afërt të Lysychansk, tha guvernatori.