“Los Blancos” do ta presin sonte në shtëpi Osasunan, katalunasit e vizitojnë Rayo Vallecanon në kuadër të xhiros së 10-të të La Liga Santander, e cila zhvillohet sot dhe nesër ndehsjet e javës 11-të, shkruan Gazeta Enigma.
Real Madridin dhe Barcelonën i presin sonte sfida të vështira në kuadër të xhiros së 10-të të La Ligas.
“Los Blancos” pas fitores në derbi e presin Osasunën. Ekipi i Carlo Ancelottit synon fitore, për ta rimarrë kreun e tabelës. Mirëpo, “Mbretërit” nuk do të kenë punë të lehtë pasi ata e presin Osasunën, e cila është treguar e fortë deri tash këtë sezon. Pra, mysafirët do të mundohen ta nxjerrin së paku një pikë nga kjo sfidë.
Ndërkohë, gjiganti katalunas do të mundohet ta harrojë humbjen në “El Clasico” me një fitore eventuale sonte. “Blaugrana” megjithatë do të kenë po ashtu punë të vështirë teksa e vizitojnë Rayo Vallecanon. Kjo e fundit gjendet në vendin e tetë aktualisht, kurse Barça një pozitë më poshtë. Prandaj, të dyja ekipet kanë mundësi ta fitojnë këtë duel, duke e pasur parasysh formën e tyre aktuale.
Nesër zhvillohen takimet e fundit të javës 11-të, përfshirë edhe atë Levante – Athletico Madrid që konsiderohet kryesore e ditës së nesërme në përmbyllje të javës.