Shaip Kamberi takohet me Christopher Hillin, kjo është arsyeja

Shaip Kamberi takohet me Christopher Hillin, kjo është arsyeja

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, sot ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher Hill, raporton Gazeta “Enigma”.

Kamberi tregoi se me Hillin diskutuan për zhvillimet rajonale, sfidat dhe problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët e Luginës.

“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill”, ka shkruar Kamberi.

“Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles