Shakhtar mahnit me veprimin në ndeshjen ndaj Romës, i vendos emrat e qyteteve të Ukrainës në fanellat e lojtarëve

Shakhtar mahnit me veprimin në ndeshjen ndaj Romës, i vendos emrat e qyteteve të Ukrainës në fanellat e lojtarëve

Shakhtar Donetsk ka bërë veprimin e radhës fantastik në mbështetje të Ukrainës në ndeshjen kundër Romës.

Roma momentalisht është në epërsi ndaj gjigantit ukrainas me rezultat 1:0 me anë të golit të bukur të Lorenzo Pellegrinit (18’).

Sidoqoftë, ajo që ka marrë vëmendjen nga minuta e parë ka qenë veprimi i Shakhtarit te fanellat e lojtarëve.

Për dallim nga të gjitha herët e tjera kur lojtarët kanë në fanellë mbiemrat e tyre, sot në sfidën ndaj Romës shihen emrat e qyteteve të Ukrainës.

Shembull portieri Irpin, në fanellë ka emrin e qytetit Maruipol, ose mbrojtësit Konoplia, Kryvytsov dhe Bondar që kanë emrat e qyteteve Hostomel, Kharkiv respektivisht Kherson.

E gjitha kjo në mbështetje të Ukrainë, shtet ky i cili është duke e luftuar agresionin rus që nga fundi i muajit shkurt.

Sulmi i Rusisë në Ukrainë ndikoi edhe në sport, UEFA dhe FIFA përjashtuan të gjitha klubet ruse dhe bjelloruse

Pas sulmit të Rusisë me dëshirën ta pushtojnë Ukrainën, ndikim përpos aspektit politik kishte edhe në sport.

FIFA dhe UEFA dënuan ashpër veprimin e shtetit rus, duke i larguar të gjitha klubet nga garat evropiane.

Pra, në këtë edicion 2021/22 asnjë klub rus dhe bjellorusë nuk është i përfshirë në garat evropiane, e ky vendim do të vazhdojë edhe më tutje.

Rusia gjithashtu u përjashtua nga kualifikimet e Kupës së Botës, me ndeshjet e tyre që u ndërprenë automatikisht përfshirë miqësoren ndaj Shqipërisë.

Përpos kësaj, të gjithë lojtarët që nuk i përkasin shtetësisë ruse dhe bjelloruse u lejuan të largohen nga kampionati i Rusisë si agjent të lirë, pavarëisht nëse kanë pasur kontratë ose jo.

Ndërkohë, në aspektin politik lufta mes dy shteteve vazhdon, me Rusinë që vazhdon t’i qëndrojë ‘pro’ vendimit për ta pushtuar Ukrainën.

Related Articles