Shala demanton raportimet e pavërteta të Insajderit.org: Biznesmeni Florim Zuka – s’ka qenë asnjëherë anëtar i Nismës Social Demokrate të Kosovës

Shala demanton raportimet e pavërteta të Insajderit.org: Biznesmeni Florim Zuka – s’ka qenë asnjëherë anëtar i Nismës Social Demokrate të Kosovës

Sekretari për marrëdhënie me jashtë në Nismën Social Demokrate të Kosovës, Endrit Shala, e ka mohuar se biznesmeni nga Gjilani Florim Zuka, ka qenë ndonjëherë anëtar i Nismës Social Demokrate, siç ka pretenduar Insajderi.org duke shkruar vazhdimisht të pavërteta për presidentin e SC Gjilanit, shkruan Gazeta Enigma.

“Forim Zuka nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Nismës apo zyrtar i partisë. Ai nuk ka qenë kurrë në strukturat e Nismës”, tha Shala.

“Në tubime kanë ardhur qytetarë me na përkrahë në aspektin moral. Nuk ka qenë asnjëherë në strukturat e partisë , as në nivel lokal as qendror”.

Edhe biznesmeni Zuka ka theksuar për Gazetën Enigma se asnjëherë nuk ka qenë anëtar i Nismës, siç ka shpifur Insajderi.org – mediumi i udhëhequr nga Parim Olluri.

Gazetari Olluri dhe mediumi online “Insajderi.org” kanë nisur prej kohësh një fushatë denigruese ndaj biznesmenit Zuka duke shkruar një mal me të pavërteta, për të cilat tashmë është e sigurt që do të jap llogari para organeve kompetente, pasi që Zuka me avokatët e tij ka përgatitur padinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për disa nga artikujt e publikuar nga ky gazetar dhe ky medium. 

Rrena e Insajderit.org dhe Parim Ollurit se biznesmeni Florim Zuka mori tender nga FFK-ja – Ademi: Zuka s’ka fituar tender nga FFK-ja

Për muaj me radhë, portali që drejtohet nga  Olluri ka publikuar të pavërteta kinse biznesmeni Zuka ka fituar tender nga Federata e Futbollit të Kosovës për ta rregulluar Kampin Nacional Edukativ në Hajvali të Prishtinës, në këmbim të votës së SC Gjilanit për ta votuar për kryetar të FFK-së, Agim Ademin.

Por, e vërteta është se kompania “Tali SH.P.K”, pronar i së cilës është Zuka ka marrë pjesë në këto punime vetëm si nënkontraktor i kompanisë që e ka fituar tenderin e cila është Milenium SHPK, pra s’ka marrë direkt tender nga FFK-ja siç pretendon Insajderi.org.

Portali në pronësi të Ollurit, me qëllim dëmtimit të imazhit të Zukës, ka shkruar se biznesmeni nga Gjilani ishte akuzuar për ryshfet edhe pse Zuka ishte shpallur i pafajshëm nga Gjykata Themelore e Prishtinës në vitin 2017.

Parim OIluri i njohur për organet e rendit në Kosovë për keqpërdorimet e mëdha, shkruante insjaderi.com.

Për dyshimin e bazuar për veprat e kundërligjshme ndaj Ollurit ekziston edhe kallëzim penal në Policinë e Kosovës.

Padia për drejtorin e Insajderi.com Parim Olluri nën dyshimin e bazuar se ka kryer disa vepra të rënda penale.

Pra, për këtë dyshe ekziston dyshimi i bazuar se ka përdorur shantazhin, se kanë shkaktuar vjedhje në raport me bashkëthemeluesin e Insajderit, gjithashtu se janë shmangur nga tatimi në disa raste.

Dyshimi për vepra penale vazhdon me shpëlarje të parave, blerje ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale, keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, veprën penale të mashtrimit, keqpërdorim të besimit dhe shpërdorim të pasurisë së huaj.

Këto mashtrime të pa precedent në historinë e gazetarisë së pasluftës në Kosovë, dyshohet të jenë bërë nga vitit 2016 e deri në vitin 2020. Po ashtu ekziston dyshim i arsyeshëm se Olluri ka shantazhuar një numër të madh të bizneseve përmes emisionit “InDoks”, duke kërkuar shuma marramendëse në kompensim të kryerjes së favoreve për këto biznese. /Gazeta Enigma/

Related Articles