Ferat Shala, deputet në Kuvendin e Kosovës ka akuzuar ministrin e Financave, Hekuran Muratin se po bën lojëra propagandistile në bashkëpunim me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Ndërmjet postimit në Facebook, Shala thotë se Murati në fund të vitit 2022 i ka ndarë AKP-së 757,802 euro për paga dhe mëditje.
“Ministri Hekuran Murati me vendim të veçantë i ndanë AKP-së 757.802 euro për paga dhe meditje, për muajt Nëntor-Dhjetor 2022. Në vitin kur të gjithë ne pritnim shuarjen e AKP-së, Qeveria dhe bordi i AKP-së kishin nxjerrur rregullore të re dhe kishin miratuar vendimin për uljen e pagave”, ka shkruar Shala.
Sipas tij, AKP gjatë gjithë vitit 2022 ka pasë pagat e njëjta dhe nuk i ka zbritur.
“Si rezultat i lojrave propagandistike, për dy muajt e fundit, heshturazi, AKP dhe Hekuran Murati ishin dakorduar që ky i fundit të ndajë edhe 757.802 euro, për të mbuluar vendimin e kontestuar për zvogëlimin e pagave të punëtorëve i nxjerrur nga Bordi i AKP-së”, thotë Shala.