Ferat Shala, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kundërshtuar projektligjin e Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e çmimit tavan për produktet esenciale si masë e përkohshme për, siç thonë ata, luftimin e inflacionit.
Deputeti i PDK-së ka thënë se kjo ide e humb kuptimin edhe logjikën dhe se në situata të caktuar mund të kthehet në dëm, shkruan lajmi.net.
“Rrethanat në çfarë ndodhemi si ekonomi e vendit, ideja për të nxjerr këtë ligj është interesante. Kjo ide e humb kuptimin edhe e shpreh e herë herë e humb edhe logjikën. Në shumë situata siç është shkruar në draft ligj tejkalon përmasat e një ligji qëllim mirë dhe lë hapësirë të madhe që ky ligj mund të kthehet në dëm. Apo edhe mund të përdoret kundër bizneseve të caktuara. Apo aktualisht edhe aksidentalisht edhe për falimentimin e bizneseve të caktuara”, ka thënë ai.
Tutje ai ka thënë se ky ligj nuk ka as fillim e as mbarim, duke shtruar pyetjen se kur hyn ne fuqi dhe sa zgjatë kjo përiudhë.
“Pra ligji nuk ka as moment të përkohshëm fillimi e as mbarimi, pra nuk ka as fillim e as mbarim e as një lloj afati ky ligj. Lind pyetja se kur se hyri në funksion? Sa zgjatë kjo periudhë? Në draft ligj shihet se komisioni formohet në këtë rast nga ministria, pra është një komision puro politik. Komisioni ka të drejtë madhe deri tek ndërhyrjet në treg, e cila paraqet rrezik të lartë për ekonominë e tregut të lirë”, ka vijuar në deklaratën e tij Shala.
Po ashtu, ai tha se ky ligj bie në kundërshtim me të gjitha bazat e ekonomisë së tregut të lirë.
“Nëse e shikojmë nenin 5 masa të përkohshme e tërë terminologjia në ligj është ndalim, detyrim, caktim, kufizim, e kjo i bie në kundërshtim me të gjitha bazë të ekonomisë së tregut të lirë”, ka thënë ndër tjerash Shala.