Përpos Shqipërisë që theu rekordin për golin më të shpejtë në EURO, një rekord tjetër tani po e mban edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili nën fanellën e Zvicrës është lojtari i vetëm që ka shënuar gola në tre kampionatet e fundit EURO, si dhe në tre kampionatet e fundit të FIFA Kupës së Botës, shkruan Gazeta Enigma.
Ai ka shënuar tre gola në Kupën e Botës 2014, një gol në EURO 2016, një gol në Kupën e Botës 2018, tre gola në EURO 2020, një gol në Kupën e Botës 2022, si dhe një gol sonte në EURO 2024.
Shaqiri njihet për performancën e tij të jashtëzakonshem kur vjen fjala për kombëtare. Ai për çdo turne ka shënuar supergola, ndërkohë që një të tillë e shënoi edhe në ndeshjen me Skocinë. /Gazeta Enigma
Xherdan Shaqiri is the first player to score in the last three World Cups and European Championships:
2014 World Cup—⚽⚽⚽
2016 Euros—⚽
2018 World Cup—⚽
2020 Euros—⚽⚽⚽
2022 World Cup—⚽
2024 Euros—⚽
He loves the big stage 😤 pic.twitter.com/4owJP8s5sU— B/R Football (@brfootball) June 19, 2024