Në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave nga pandemia COVID-19 ka kaluar shifrën prej 900,000, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.
Presidenti amerikan Joe Biden, përmes një deklarate, bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve.
“Çdo shpirt është i pazëvendësueshëm. Ne lutemi për të dashurit që humbëm dhe së bashku ne mbajmë në zemrat tona çdo familje që po kalon nëpër këtë dhimbje”, tha Biden, duke iu bërë thirrje qytetarëve që “të vaksinoheni, vaksinoni fëmijët tuaj dhe merrni dozat përforcuese”.
SHBA-ja, që ka rreth 330 milionë banorë, është shteti që ka regjistruar më shumë shumti vdekje nga COVID-19.
Kjo shifër rekorde e viktimave vjen teksa rastet me variantin Omicron të koronavirusit kanë filluar të bien. Rastet ditore kanë rënë me gati gjysmë milion që prej mesit të janarit, kur ishin regjistruar shifra rekorde të infektimeve prej më shumë se 800,000.
Afër 64 për qind e qytetarëve në SHBA janë plotësisht të vaksinuar, ndërkaq 42 për qind kanë marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit./REL/