Polici Amir Hoxha u suspendua nga puna pasi kërkoi para për shujta dhe punën jashtë orarit

Polici Amir Hoxha u suspendua nga puna pasi kërkoi para për shujta dhe punën jashtë orarit

Polici i Rajonit të Prishtinës, Amir Hoxha, ka njoftuar se është suspenduar për tri ditë nga puna, për shkak të një postimi që e kishte bërë më 4 shkurt në Facëbook.

Ai në këtë shkrim kishte kërkuar pagesën e shujtave për policët dhe shtesat për punë jashtë orarit, shkruan Gazeta Enigma.

Në postimin e tij, Hoxha kishte kritikuar shpenzimin e parave për karburante të udhëtimit për deputetë, duke thënë se ky është një turp.

“Sapo mora njoftimin per suspendim të përkohshëm timin në afat prej 3 ditësh lidhur me një postim qe e kam bërë me datën 04.02.2022 ne lidhje me pakënaqësinë time per mospagesën e shujtave për policët ne kryerje të detyrës e qe ligjërisht na takojnë. Suspendimi vjen me pretekstin se unë kam kryer veper penale apo shkelje të rëndë disciplinore , e që me sa dij unë me njohurinë time si jurist i diplomuar në Universitetin e Prishtinës ” fjala e lire apo shprehja e nje paknaqesie e cila eshte e bazuar ne ligj” nuk paraqet vepër penale. Edhe njëherë e potencoj se qëndroj prapa fjales sime me ndergjegje dhe me pergjegjësi të plotë prapa postimit tim ne lidhje me diskriminimin e kundërligjshêm që po na behet në pagë, qe per kete edhe kam bere padi ne Gjykaten themelore . Deri sot te pakten kam besuar se jetoj ne nje vend demokratik , dhe se fjala e lire mbrohet dhe ruhet si vlerë dhe se vetëm ne regjimet autokratike totalitare sanksionohet me ligj , që shkel masovisht drejtat themelore të individit në veqanti dhe shoqërisë ne përgjithësi . Mirepo ne kete pike paskna gabuar sepse Pushteti atëherë kur po u lëkundkan interesat e veta elektorale po i goditka edhe instrumentet e veta qe vet i perdor per ruajtjen e qenësisë se po atij pushteti . Kërkesat e mija të ligjshme do ti adresoj në të gjitha institucionet ligjore që mbrojne te drejtat dhe liritë themelore të njeriut duke i përfshi gjykatat , ombuspersonin si dhe organizatat që merren për mbrojtjen e drejtave dhe lirive themelore të njeriut”, ka shkruar të shtunën në Facebook, polici i suspenduar Hoxha./GazetaEnigma/

Related Articles