Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas sulmeve të protestuesve serbë ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR-it në veri.
Hovenier thotë se SHBA e dënon fuqishëm këto veprime, përfshirë përdorimin e eksplozivëve.
”SHBA-të dënojnë fuqishëm veprimet e dhunshme të protestuesve sot në Zveçan, përfshirë përdorimin e eksplozivëve, kundër NATO_KFOR, trupat që kërkojnë të ruajnë paqen. Ne përsërisim thirrjen tonë për një ndalim të menjëhershëm të dhunës ose veprimeve që ndezin tensionet ose nxisin konfliktin”.