ShBA dhe Irani raportojnë përparim në bisedimet që i japin fund luftës

ShBA dhe Irani raportojnë përparim në bisedimet që i japin fund luftës

Irani, Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësi Pakistani kanë deklaruar të shtunën se është shënuar progres në bisedimet për t’i dhënë fund një lufte që po zgjat prej gati tre muajsh.

Teherani po fokusohet në finalizimin e një memorandumi mirëkuptimi, njoftoi Ministria e Jashtme e Iranit, pas takimit mes negociatorit të lartë iranian Mohammad Baqer Qalibaf dhe ministrit të Jashtëm Abbas Araqchi me shefin e ushtrisë pakistaneze Asim Munir, shkruan Reuters.

Munir gjithashtu është takuar me presidentin Masoud Pezeshkian para se të largohej nga Teherani, raportuan mediat shtetërore iraniane.

 Ushtria pakistaneze tha se negociatat e 24 orëve të fundit kanë sjellë “progres inkurajues” drejt një mirëkuptimi përfundimtar.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, i cili po qëndron në Indi, deklaroi se ka pasur progres lidhur me Iranin dhe se ShBA mund të ketë diçka për të thënë në ditët në vijim.

“Ka pasur disa përparime, dhe edhe tani që flasim po punohet në këtë drejtim. Ekziston mundësia që më vonë sot, nesër apo në ditët në vijim të kemi diçka për të thënë,” tha Rubio në New Delhi.

Related Articles