“SHBA-ja dhe NATO po bëjnë plane emergjente për mundësinë e sulmeve ruse mbi territoret e NATO-s”.
Kështu ka thënë Këshilltari për Siguri i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.
Sulmet ruse janë afruar afër kufijëve të NATO-s që nga fillimi i inavazionit mbi Ukrainë, shkruan The Guardia.
Më 13 mars, Rusia mori paralajmërime nga NATO, pasi sulmoi një bazë ushtarake afër kufirit të Aleancës Veri-Atlantike, duke vrarë të paktën 35 persona dhe duke plagosur 134 të tjerë.
Sulmi ndodhi në Yavoriv, 15 kilometra nga kufiri me Poloninë që është anëtar i NATO-s.