Komanda Ushtarake e SHBA-së në Evropë ka dhuruar sisteme të zbulimit për FSK-në në vlerë prej 190 mijë dollarë.
Ambasada amerikane në Prishtinë përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se pajisjet moderne do të shërbejnë për të mbrojtur kosovarët.
“Duke e fuqizuar FSK-në për t’i mbrojtur më mirë të gjithë kosovarët, javën e kaluar, duke iu falënderuar Komandës Ushtarake të ShBA-së në Evropë, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë dhuroi donacion prej mbi 190.000 dollarësh të sistemeve të zbulimit me rreze X dhe pajisje të tjera, përderisa i ka trajnuar pjesëtarët e Njësisë për Asgjësimin e Mjeteve Shpërthyese të FSK-së për përdorim të duhur të këtyre sistemeve”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Prishtinë.
Empowering @KSF_Kosova to better protect all Kosovans, last week , thanks to @US_EUCOM, @USEmbPristina donated over $190,000 in modern x-ray detection systems and other equipment, while training #KSF Explosive Ordnance Disposal Company members how to properly use these systems. pic.twitter.com/FZh4sQt5eg— U.S. Embassy Pristina (@USEmbPristina) July 14, 2021