ShBA-ja në NATO rithekson mbështetjen për Kosovën (FOTO)

ShBA-ja në NATO rithekson mbështetjen për Kosovën (FOTO)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se mbrëmë është takuar me Ambasadoren ShBA-së në NATO, Julianne Smith, të cilën tha se e falënderoi për rolin kryesor të ShBA-së në lirinë, shtetësinë dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

“Si aleatë të qëndrueshëm, ne jemi të përkushtuar për paqen dhe sigurinë rajonale e globale, si dhe për forcimin e partneritetit tonë”, ka shkruar Osmani në postimin e saj në platformën “X” (ish-Twitter).

Ndërkaq, po në këtë rrjet social, Smith po ashtu njoftoi për takimin e mbajtur me presidenten Osmani, të cilës tha se i ritheksoi që ShBA do të vazhdojë të mbështesë avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit në Kosovë, duke ecur drejt synimit të shtetit tonë për integrimin euroatlantik, dhe në Ballkanin Perëndimor në tërësi.

smith osmani

Related Articles