Shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbajnë kontakte të vazhdueshme me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky përmes një telefoni të sigurt satelitor që SHBA-ja ia ka dhënë qeverisë ukrainase para se të fillonte pushtimi, sipas një zyrtari amerikan, raporton CNN.
Më herët, komunikimet më të sigurta mes ukrainasve dhe zyrtarëve amerikanë u bënë përmes ambasadës në Kiev. Kur SHBA-ja po përgatitej për të evakuuar ambasadën e saj, SHBA-ja i dërgoi një telefon që tani po përdoret nga pala e Ukrainës.
Telefonatat e sigurta i lejojnë Zelenskyt që të mbajë kontakt me SHBA-në, ka shtuar zyrtari. Zelensky ka bërë të ditur se ai do të mbetet në vend dhe se po lëvizë rreth disa lokacioneve në Kiev që janë të mbrojtura.
Fjalimi i tij për Parlamentin Evropian të martën u bë nga një lidhje direkte në një dhomë që nuk jepte shenja se ku mund të gjendej.