SHBA-ja sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

SHBA-ja sanksionon ish-gjyqtarin e Speciales në rastin “Thaçi dhe të tjerët”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar gjyqtarin francez Nicolas Yann Guillou, i cili ishte gjyqtar i procedurës paraprake në rastin “Thaçi dhe të tjerët”.

Sanksionimi i tij u bë nga Departameni i Shtetit, pasi Guillou ka marrë vendim për të autorizuar lëshimin e urdhrave të arrestit ndërkombëtar ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant – veprim për të cilin ai tani është shpallur nën sanksione.

Përveç Guilloi, SHBA-të kanë vënë nën sanksione edhe tre gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC); Nazhat Shameem Khan, Mame Mandiaye Niang dhe Kimberly Prost.

Departamenti i Shtetit tha se Guillou u sanksionua për autorizimin e urdhër-arresteve për Netanyahun dhe Gallant, ndërsa Prost u përball me dënime për miratimin e hetimeve ndaj personelit amerikan në Afganistan.

Departamenti i Shtetit theksoi se ky vendim është pjesë e përpjekjes për të “imponuar pasoja të prekshme ndaj zyrtarëve të ICC-së që ndërmarrin veprime të paligjshme kundër aleatëve të SHBA-së”.

Guillou lëshoi urdhër-arreste për Netanyahun dhe Gallant në nëntor 2024. Urdhërat akuzojnë të dy zyrtarët për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

Departamenti i Shtetit tha se sanksionet u vendosën sipas Urdhrit Ekzekutiv 14203, i cili synon “përpjekjet keqdashëse nga GJND-ja” dhe synon të vendosë pasoja mbi ata që janë të përfshirë në “shkelje kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit”.

Të gjitha pronat dhe interesat e individëve të sanksionuar në SHBA ose të kontrolluara nga persona amerikanë tani janë bllokuar. Subjektet në pronësi 50% ose më shumë nga personat e bllokuar janë gjithashtu të sanksionuara.

Në shkurt, administrata Trump sanksionoi GJND-në dhe Prokurorin Karim Khan, duke akuzuar gjykatën për “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë Izraelin”.

Izraeli ka vrarë më shumë se 62,100 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023, duke shkatërruar enklavën e cila përballet me mungesë buke. Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavë.

Gjyqtari francez, Nicollas Guillou, është një prej figurave më të njohura në Kosovë nga Gjykata Speciale në Kosovë. Kjo pasi për gati 3 vjet, secila seancë e mbajtur në rastin e krerëve të UÇK-së u drejtua nga francezi Guillou.

Madje, ishte pikërisht ky gjyqtar i cili konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. I njëjti, dha urdhër edhe për arrestimin e katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related Articles