ShBA-ja thirrje Evropës dhe Kosovës: Lidhni marrdhënie me Tajvanin

ShBA-ja thirrje Evropës dhe Kosovës: Lidhni marrdhënie me Tajvanin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në dy muajt e fundi kanë qenë jashtëzakonisht të zëshme kundër Kinës dhe në mbështethje të hapur me Tajvanin.

Zyrtar amerikan në muajt e fundit vazhdimisht u kanë bërë thirrje aleatëve të tyre nëpër botë që të lidhin marrdhënie me Tajvanin.

Shumica e shteteve të Bashkimit Evropian kanë ndjekur politiken amerikane, duke krijuar Zyra Ekonomike të Tajvanit në shtetet e tyre dhe duke bashkëpunuar sidomos në fushën e ekonomisë.

Javë më parë, Lituania bërëi të ditur se ka lejuar hapjen e Zyrës Ekonomike të Tajvanit në kryeqytetin e saj Vilnius. Kjo ka ngritur tensione shumë të mëdha ndërmjet Lituanisë dhe Kinës. Por, I menjëhershëm ka qenë reagimi amerikan – shteti që po e mbështet Tajvnin në lidhjen e marrdgënieve sidomos ekonomike me shtete të ndryshme të botës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, u ka bërë thirrje të gjitha shteteve në kontinentin evropian që të ndjekin shembullin e Lituanisë dhe krijojnë mërrdhënie me Tajvanin.

“Ne qëndrojmë me aleatin tonë Lituaninë dhe dënojmë veprimet hakmarrëse të fundit të Republikës Popullore të Kinës duke tërhequr ambasadorin e tyre në Vilnius dhe duke kërkuar që Lituania të tërheqë ambasadorin e saj në Pekin. SHBA-ja mbështet partnerët tanë evropianë që të zhvillojnë marrdhënie me Tajvanin”, ka thënë zëdhënsi Price.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke ndihmuar Tajvanin që të krijojnë grupe të miqësisë në shumë parlamente të botës, duke nxitur bashkëpunimin ekonomik, parlamentar dhe në fusha tjera me Tajvanin.

Shumica e parlamenteve të shteteve të BE-së tashmë kanë formuar grupe të tilla, madje edhe Parlamenti Evropian ka një të tillë, Senati dhe Konresi amerikan po ashtu.

Related Articles