SHBA-ja zhvillon sot bisedime me evropianët, flasin për Ukrainën

SHBA-ja zhvillon sot bisedime me evropianët, flasin për Ukrainën

I dërguari special i Donald Trumpit, Steve Ëitkoff dhe kryediplomati, Marco Rubio do të zhvillojnë të enjten bisedime me homologët evropianë në Paris lidhur me përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Bisedimet, në të cilat do të marrë pjesë edhe sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy paraqesin nivelin më të lartë të angazhimit transatlantik rreth luftës që nga shkurti, raporton BBC, transmeton Gazeta Enigma.

Muajt e fundit, qeveria amerikane nuk ka nxituar shumë të konsultohet me aleatët e saj evropianë.
Ëitkoff dhe Rubio do të takohen po ashtu me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe ekipin e tij.

Sekretari amerikan i shtetit më pas do të zhvillojë bisedime me Lammyn së bashku me homologët francezë dhe gjermanë. Këshilltarët evropianë të sigurisë kombëtare do të përfshihen gjithashtu.

Related Articles