Ambasada amerikane në Kosovë ka shprehurë mirënjohje për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e falënderuar kështu për përkushtimin e saj për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor sipas tyre për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik, raporton Gazeta “Enigma”.
Tutje ambasada përmes këtij njoftimi ka theksuar se “ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike”.
“Në Forumin GlobSec të Pragës sot ndihmëssekretari i ri i ShBA-ve Alexander Kasanof dhe presidentja Vjosa Osmani diskutuan për një sërë çështjesh kyçe, duke përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. E vlerësojmë përkushtimin e Presidentit Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për avancimin e trajektores evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe arritjen e stabilitetit rajonal, normalizimit dhe integrimit ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar ndaj një Kosove sovrane, multietnike e demokratike”, thuhet në njoftimin e ambasadës. /Gazeta Enigma/