SHBA publikon momentin kur avioni rus përplaset me dronin amerikan në Detin e Zi

SHBA publikon momentin kur avioni rus përplaset me dronin amerikan në Detin e Zi

Ushtria amerikane ka publikuar pamjet e një avioni rus duke u përplasur në njërin nga dronët e saj mbi Detin e Zi.



Shtetet e Bashkuara thanë se dëmtimi i dronit të madh shtyri atë që të rrëzohej në ujë afër Ukrainës të martën.

Rusia mohoi se avioni i saj luftarak Su-27 kishte prerë helikën e dronit, por video duket se mbështet versionin amerikan të ngjarjeve, shkruan CNN.

Ishte në interesin e Pentagonit të publikonte këtë video – jo më pak për të verifikuar versionin e tij të ngjarjeve.

Të mërkurën mbrëma, sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin tha: “Ne mbetemi të sigurtë në faktet që kemi përcjellë deri tash”.

Austin tha se Pentagoni po shikonte se çfarë video mund të publikohej. Nuk është e pazakontë që ushtarakët të marrin pak kohë për të deklasifikuar pamjet video përpara se t’i bëjnë publike.

Austin i përshkroi më parë veprimet e Rusisë si të rrezikshme dhe të pamatur – dhe video e redaktuar e publikuar duket se e mbështet këtë.

Një burim nga një kamerë e vendosur nën trupin e avionit të vëzhgimit tregon një SU-27 rus duke bërë dy kalime jashtëzakonisht të afërta ndërsa lëshon, siç duket, karburant ndërsa afrohet.

Në kalimin e parë duket se synon lentet e kamerës. Kalimi i dytë është edhe më afër – duke ndërprerë furnizimin me video nga avioni i pilotuar në distancë.

Në anën tjetër, Rusia ka pretenduar se droni po i afrohej territorit të saj, por gjithçka që mund të shohim nga video është deti, qielli dhe retë.

Megjithatë, SHBA insiston se droni po operontë në hapësirë ndërkombëtare ajrore.

Related Articles