Arrestohen nëntë persona nga bastisja në kompaninë “Ambienti” në Pejë

Arrestohen nëntë persona nga bastisja në kompaninë “Ambienti” në Pejë

Sot, Prokuroria  Themelore në Pejë ka urdhëruar Policinë e Kosovës të ndërmarrin aksion bastisje ndaj kompanisë së pastrimit “Ambienti”, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitave zyrtare, kryesisht nga bordi i kësaj ndërmarrjeje.



Burime të Klankosova.tv brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se deri më tani, nëntë persona janë arrestuar nga ky aksion, i cili ende po vazhdon.

Klankosova.tv merr vesh se personat e arrestuar janë kryesisht nga bordi i tanishëm i kësaj ndërmarrje, si dhe zyrtarë dhe ish-zyrtarë të po së njëjtës kompani.

Related Articles