Shefi i EULEX-it reagon për sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses

Shefi i EULEX-it reagon për sulmet e Kurtit ndaj Kushtetueses

Shefi i Misionit EULEX, Giovanni Pietro Barbano, përmes një shkrimi ka kërkuar të ndalen sulmet ndaj gjyqtarëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Ai përmes një p[ostimi në profilin e tij në X ka thënë se pavarësia gjyqësore është gurthemel i sundimit të ligjit. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtpërdrejta ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve është e papranueshme.

“Pavarësia gjyqësore është një nga gur themelet e sundimit të ligjit: pavarësia e gjyqtarëve duhet të respektohet nga të gjithë, në çdo kohë. Ndërhyrja e panevojshme përmes sulmeve personale të drejtuara drejtpërdrejt ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që i kryejnë detyrat e tyre është gjithmonë e papranueshme”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur akuza të forta ndaj Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur “hije politike të opozitës” ndaj Vetëvendosjes.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, ai ka thënë se vendimi i së premtes për pezullimin e procedurave për formimin e qeverisë së re ka bllokuar punën e 120 deputetëve për 25 ditë./Gazeta Enigma/

Related Articles