Shefi i zyrës së BE-së vëzhgon nga afër procesin e numërimit

Shefi i zyrës së BE-së vëzhgon nga afër procesin e numërimit

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, gjatë të enjten ka vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, konkretisht sallën “1 Tetori”, për të parë nga afër procesin e numërimit të votave, raporton Gazeta Enigma.

Kështu ka njoftuar Orav nëpërmjet një postimi në “X” ku ka postuar fotografi nga kjo qendër.

“Sot kam vizituar Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, ku është duke vazhduar procesi i numërimit”, ka shkruar shefi i BE-së në Kosovë.

Kujtojmë se numërimi i votave edhe 4 ditë pas mbatjes së zgjedhjeve ende po vazhdon.

Ndërkohë, në rezultatet preliminare, KQZ-ja ende nuk ka procesuar shtatë vendvotimet e tfundit.

Nga procesimi i 2526 vendvotimeve, Lëvizja Vetëvendosje ka 40.84 për qind të votave, apo 341 mijë e 672 vota. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 184 mijë e 499 vota apo 22.05 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet e treta me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota. Koalicioni AAK-Nisma, konservatorët dhe intelektualët ka marrë 62 mijë e 309 vota apo 7.45 për qind, si subjekti i fundit që ka siguruar kalimin e pragut prej 5 për qind. Lista Serbe ka marrë 38 mijë e 83 vota ose 4.55 për qind. Ndërsa Koalicioni për Familje ka marr 2.26 për qind ose 18 mijë e 905 vota.

Ka pasur ankesa për problemet që janë shfaqur në sistemin e KQZ-së që nga dita e zgjedhjeve. / Gazeta Enigma.

At the Municipal Counting Center in Pristina

Related Articles