Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media në orën 19:35.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu,.
Haxhiu tha se konferenca do të mbahet nga shefja e GP të LVV-së, Arbërie Nagavci.
Ndonëse nuk u bë e ditur tema e konferencës, prite të diskutohet për çështjen e Presidentit.
LVV-ja pak orë më parë, njoftoi se ka propozuar Glauk Konjufcën si kandidat për President të vendit.
Partitë tjera opozitare të Kuvendit nuk kanë dalë me emra, por kanë kritikuar veprimin e LVV-së, duke e konsideruar si akt që çon drejt një krize të re dhe zgjedhjeve të reja.
