Shehi nuk vazhdon kontratën me Tiranën, a po vjen tek SC Gjilani?

Shehi nuk vazhdon kontratën me Tiranën, a po vjen tek SC Gjilani?

Tirana është shpallur zyrtarisht kampione e Superligës. Bardheblutë mposhtën me përmbysje 2-1 Partizanin në derbi dhe tani ka siguruar matematikisht titullin kampion. Një meritë kryesore për këtë sukses të Tiranës ka edhe trajneri Orges Shehi që ka bërë një punë të madhe për ndërtimin e skuadrës dhe për ecurinë pozitive të këtij sezoni.

Në emisionin “Skaner”, gazetari i njohur, Gerti Çarcani ka lëshuar “bombën” duke deklaruar se Shehi do të largohet nga Tirana në fund të sezonit dhe bardheblutë u duhet të gjejnë një tjetër trajner. Shehi nuk ka rinovuar ende kontratën dhe sipas Çarçanit, trajneri nuk do të rinovojë, por do të largohet.

“Tirana duhet të gjejë trajner të ri. Sipas burimeve të mia, Shehi nuk do të rinovojë, por do të largohet”, deklaroi Çarçani. Tashmë ngelet për t’u parë në ditët në vijim nëse ky lajm do të konfirmohet apo trajneri Shehi do të vazhdojë punën me Tiranën.

Ndërsa, javëve të fundit që përfolur që Shehu të bëhet pjesë e Gjilanit pas shkarkimit të Ismet Munishit.

Related Articles