Sheholli për targat: Duhet të veprohet në koordinim me SHBA-të (VIDEO)

Sheholli për targat: Duhet të veprohet në koordinim me SHBA-të (VIDEO)

Drejtues i Institutit për Marrëdhënie Ndëretnike, Fatmir Sheholli, ka thënë se Kosova është dashtë të dëgjojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbatimin e afatit për targat.

Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se institucionet serbe deri tani nuk është se kanë dashtë që të ketë një zgjidhje për këtë çështje

“Dy muaj kanë qenë të mjaftueshëm që kjo çështje të rregullohet, estabilishmenti politik i Beogradit ata nuk po dëshiron. Jam shumë i bindur se serbët nuk do t’i binden vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat. Nëse ky qortim i qeverisë që fillon prej orës 12:00 është për ata njerëz që i kanë tabelat. Atëherë, edhe qeveria i ka dy qortime njërin prej BE-së dhe tjetrin prej ShBA-së”, ka thënë Sheholli.

Sheholli ka pohuar se kryeministri Albin Kurti duhet të menaxhojë këtë situatë me çdo formë më të mirën të mundshme.

Related Articles