Shekerinska takim me Ulutashin në Bruksel: NATO-ja e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Shekerinska takim me Ulutashin në Bruksel: NATO-ja e përkushtuar ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash po qëndron për vizitë në Bruksel. Atje, Ulutash është pritur nga zëvendëssekretarja e NATO-s, Radmila Shekerinska.

Përmes një njoftimi në X, zyrtarja e lartë e Aleancës Veri-Atlantike ka thënë se NATO-ja është e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Jam  e lumtur që mirëpres komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutash në selinë e NATO-s dhe e ftoj atë të bashkohet përsëri në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut”.

KFOR-i vazhdon të luajë një rol kyç, sipas mandatit të saj të gjatë të OKB-së. NATO-ja është fuqimisht e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”, shkruan ajo.

Related Articles