Të dielën e 9 shkurtit qytetarët e Republikës së Kosovës votuan për zgjedhjet parlamentare, raporton Gazeta “Enigma”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri paraprakisht të gjitha përgatitjet e nevojshme, ku për t’u furnizuar me ngjyrë matrikulare, për shënjimin e votuesve, KQZ hapi tender.
Fillimisht për të njëjtin tender KQZ ndau hiç më pak se 17 mijë euro.
Për tenderin “Furnizimi me ngyrë matrikulare e tipit marker per shënjim te votueseve per zgjedhjet parlamentare”, ofertat e tyre dorëzuan tre operator enomik.
Tenderi i njëjtë i është besuar operatorit ekonomik “Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi O.P.”.
Vlera e përgjithshme e kontratës 16,638.00 euro.