Për të 13-tën herë me radhë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Lëvizja Vetëvendosje përdori të njëjtën metodë për votimin e kryeparlamentarit, atë të votimit të fshehtë.
Komisioni për këtë votim nuk arriti të formohet, çka bëri që seanca të dështojë.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca ndërpritet, për të vazhduar sërish të dielën në orën 10:00. / Gazeta Enigma.
Shënohet dështimi i 13 në Kuvendin e Kosovës
