Hatërmbetjet e deputetëve të PDK-së, zëvendëskryeministrit të Kosovës, dhe ministrit të financave duket se janë sheshuar paksa, raporton Gazeta Enigma.
Kjo pasi me pajtim të palëve të përfshira në procedurë, lënda ndaj zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetëve Hajdar Beqa, Bekim Haxhiu dhe Mërgim Lushtaku, për përleshjen e ndodhur në korrik të 2023-tës, ka shkuar në ndërmjetësim.
Avokati i Bislimit, Florent Latifaj, tha se është pro ndërmjetësimit.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se është për procedurë të ndërmjetësimit “nëse të gjitha palët janë të dakorduara”.
Njëjtë u shpreh edhe ministri i Financave, Hekuran Murati. /Gazeta Enigma